Situata në Afganistan duket mjaft kritike pas marrjes së shteti në dorë nga ana e talebanëve.
Njerëzit të dëshpëruar kërkojnë të gjejnë një mënyrë largimit, teksa aeroporti kryesor i vendit është pushtuar nga qindra, mijëra njerëz që kërkojnë të kapin avionin për tu larguar një orë e më parë nga vendi.
Para disa ditësh, u bënë virale disa pamje ku shikoheshin se si dy njerëz ranë nga avioni në momentin që ishte në lartësi duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Por, sipas mediave afgane njëri nga personat që ka ndërruar jetë është Zaki Anuari, futbollist 19-vjeç i kombëtares afgane të futbollit.
Anuari shikohej si talent me potencial të madh, por ëndrra e ti është prerë në mes. Lajmi për ndarjen nga jeta të futbollistit 19-vjeçar ka prekur të gjithë njerëzit të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre për këtë rast.
