Një automjet, fouristradë, është gjetur e shkrumbuar në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Automjeti u gjet në breg të detit pasditen e djeshme nga policia, por ende nuk është dhënë një informacion zyrtar për ngjarjen.
Nuk dihet ende pronari i automjetit që u gjet i shkrumbuar dhe as detaje të tjera për ngjarjen.
