Një 54-vjeçar dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrugën “Josif Pashko”, në Tiranë.
Ngjarja është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure, rreth orës 06:50.
Ai është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital.
Sipas informacionit paraprak, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, për të identifikuar dhe kapur autorin, si dhe për të dokumentuar plotësisht rastin nga ana ligjore.
