Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, duke lënë një person të vdekur.
Mësohet se në afërsi të fshatit Cangonj një automjet ka goditur një motor.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit. Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
