Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kush janë të arrestuarit nga RENEA, Policia jep detaje: Janë sekuestruar drogë e municione luftarake

09:17 / August 25, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia renea
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit jep detaje nga aksioni i RENEA-s, i zhvilluar mbrëmjen e kaluar në disa qytete të vendit, përkatësisht nga Durrësi në Lezhë, Mamurras e Elbasan.

Policia thekson se gjatë kontrolleve të RENEA-s dhe Forcave të Posaçme Operacione në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike janë sekuestruar armë, municion luftarak, drogë.

Gjatë aksionit, janë vënë në pranga disa persona, si dhe është goditur një rast i ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit.

Në pranga kanë rënë shtetasit Dashamir Tafili, i akuzuar për armëmbajtje pa leje, Lorenc Habilaj, për shpërndarje te lendeve narkotike, si dhe Astrit Seferi, autori i plagosjes së katërfishtë në vitin 2017.

Gjithashtu, është proceduar penalisht ër lotari te palejuara shtetasi Elvis Doçi.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të befasishme në Durrës, Lezhë, Mamurras e Elbasan, nga Forcat Speciale RENEA dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e policisë vendore.

Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë apo të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale kundër personit dhe pronës.

Janë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar armë, municion luftarak, drogë, është vënë në pranga një person në kërkim me rrezikshmëri shoqërore, si dhe është goditur një rast i ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit etj.

Në Durrës, gjatë kontrollit në lagjen nr.14, Shkozet, është arrestuar në flagrancë për armëmbajtje pa leje, shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, si dhe u procedua penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasi E. D., 43 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i shtetasit D. T. është bërë pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij “Range Rover”, para lokalit të shtetasit E. D., në kroskot është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me 13 fishekë. Në vijim të kontrolleve, në lokalin në përdorim të shtetasit E. D., janë gjetur çipsa dhe letra bixhozi.

Gjithashtu, po gjatë kontrolleve në Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi L. H., 24 vjeç, banues në Durrës, shpërndarës i lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi dozash lëndë narkotike dhe një peshore elektronike, ndërsa në banesë iu gjet një sasi fishekësh.

Në Mamurras, gjatë kontrolleve të befasishme është kapur dhe ndaluar nga RENEA, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasi A. S., 36 vjeç, autor i plagosjes së 4-fishtë në 2017, i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal ‘’Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’’, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2017, në Laprakë, në bashkëpunim dhe me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri 4 shtetas.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë, 21 persona me precedent të mëparshëm penal, të cilët ishin pa dokument identifikimi me vete.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është e angazhuar maksimalisht dhe e vendosur për të luftuar me forcën e ligjit, veprimtarinë kriminale që cenon jetën dhe pronën e qytetarëve, si dhe për të zbardhur ngjarjet e ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e portugezit në Ksamil/ Gjykata lë në burg Sokrat Vatën dhe dy turqit, masa sigurie për 7 të arrestuarit

08:27 / August 22, 2026

Vijon zjarri në Dukat, flakët përhapen në malin e Çikës, ndërhyjnë edhe dy avionë

19:19 / August 21, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026

Beteja me flakët/ “Lëvizni, të gjithë jashtë”, nis evakuimi në Gojan të Madh të Pukës, digjen 4 banesa! 4 familje largohen nga shtëpitë në Mirditë

17:18 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.