Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Situata me zjarret ende problematike, Rama u kalo Emergjencave Civile 330 mln lekë

17:24 / August 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zjarret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i ministrave ka miratuar një shtesë fondi prej 33 milionë lekësh për Emergjencat Civile. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtaren dhe shuma e cila do të rishpërndahet do t’i hiqet programit “Forcat e luftimit” për të kaluar te Emergjencat Civile. Drejtoria e Emergjencave Civile u gjend e papërgatitur përballë zjarreve që përfshinë vendin këtë verë nga veriu në jug, ku u dogjën qindra hektarë pyje dhe vijojnë që të digjen. Forcat zjarrfikëse në terren u panë të papërgatitur me mjete përkatëse, ku përpiqeshin të shuanin flakët me kazma dhe lopata, dhe jo me mjetet e duhura që kërkon situata.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në buxhetin e vitit 2021, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, të bëhet rishpërndarje e fondeve ndërmjet programeve buxhetore, si më poshtë vijon:

a) Në programin buxhetor “Emergjencat civile” 10910 të shtohet fondi prej 33 000 000 (tridhjetë e tre milionë) lekësh në shpenzimet korente;

b) Në programin “Forcat e luftimit” 02120 të pakësohet fondi prej 33 000 000 (tridhjetë e tre milionë) lekësh në shpenzimet korente.

Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Emergjencave Civile
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026

Reagim i Ministres së Arsimit, Kumbaro: Aktet e sotme të shkatërrimit nuk përfaqësojnë marrëdhënien e MA-së me studentët

20:18 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.