Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Xhaferaj: Do të kërkoj interperlancë në Kuvend me Ramën, duhet transparencë për Portin e Durrësit

14:10 / August 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xaferraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 “Do të kërkoj interperlancë në Kuvend me Ramën për të bërë transparencë për portin e Durrësit”. Kështu iu përgjigj kreu i PD Durrës dhe njëherësh deputet në Kuvendin e ardhshëm, Ferdinant Xhaferraj pyetjes se çfarë veprimesh konkrete apo nismash ligjore do të ndërmarrë partia më e madhe opozitare për projektin e portit turistik, të prezantuar nga kryeministri Rama pak muaj më parë.

Gjatë një deklarate për shtyp, shumë pranë zyrës së shitjes të hapur pak javë më parë në portin më të madh në vend, Xhaferaj deklaroi se kjo zyrë është dëshmi e grabitjes që mafia e oligarkëve pranë kryeministrit po i bën 160 ha pronë publike.

“Sot, portin 100 vjeçar të Durrësit, Rilindja e ka degraduar në një zyrë të rëndomtë shitjesh, një abuzim i pastër me pronën publike. Që në gjenezë, thelbi i projektit edhe në 3D është ndërtimi dhe shitja e vilave luksoze dhe jo zhvillimi i qytetit në mënyrë të tillë që përfitimet nga porti të ndjehen nga çdo qytetar i Durrësit dhe më gjerë. Këto zyra që i janë grabitur portit sot, do të shërbejnë si kupola nga ku do të grabiten 160 hektarë tokë publike në shërbim të interesave të ngushta klienteliste. Në mungesë totale transparence, porti po zhvillohet duke u degdisur, pa plan dhe pa projekt, në Porto Romano. Porti 100-vjeçar i Durrësit, nga një aset i mirëfilltë i gjithë qytetit, po kthehet në një zyrë shitjesh apartamentesh luksoze për oligarkët e Ramës”, -deklaroi Xhaferaj.

Në emër të degës lokale të PD, Xhaferaj i bëri apel SPAK që të nisë hetimet për këtë aferë korruptive siç e quajti ai këtë projekt. “PD Durrës nxit institucionet e reja të drejtësisë si edhe prokurorinë për të hetuar dhe vepruar”, -tha Xhaferaj.

Kreu i PD Durrës përjashtoi çdo mundësi që përfaqësues të Partisë Demokratike të jenë përfshirë në këtë projekt.

kuvend Xhaferaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zëvendëson Evis Salën/ Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

13:56 / September 3, 2026

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.