Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se është persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin kabullin e linjës së ndriçimit të rrugës Tiranë-Durrës.
Me anë të një komunikate zyrtare, ARRSH thekson se për këtë tentativë grabitje është lajmëruar Policia e Tiranës që ka identifikuar personat përgjegjës.
“Në autostradën Tirane – Durres, nga Rrethrrotullimi Shqiponja km 0+000 deri në km 0+820 u raportua nga ana e kontraktorit për mirëmbajtjen e këtij aksi, tentativa për vjedhje të kabllit të linjës së ndricimit në një gjatësi prej 820 m.
Persona të paidentifikuar kishin gërmuar dhe thyer betonet duke dëmtuar në shumë vende kabllin e ndriçimit në këtë gjatësi të rrugës dhe duke marrë një sasi”, thekson ARRSH.
