Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, Sokol Feruni ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të personave që mbetën të plagosur në aksidentin tragjik në aksin Sarandë Gjirokastër.
“Gjendja është e qetë. Po ndiqen nga mjekët. Kanë thyerje, fraktura në krah. Pacientja tjetër ka frakturë të brinjëve. Në përgjithësi gjendja është e qetë. Të gjithë viktimat kanë humbur jetën në vendin e aksidentit. S’kemi pasur asnjë që të vijë me shenja jete në spital”, shprehet Feruni.
