Kanë mbërritur në Rinas 121 afganët e parë.
Ata kanë ardhur me avion civil nga Tbilisi. Në Rinas ndodhen struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore në gatishmëri.
Për të pritur 121 afganët e parë kanë dalë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.
Një pjesë e 121 afganëve të parë kanë punuar për organizatën ‘Shoqëria e Hapur’, ndërkohë pjesa tjetër janë aktorë, anëtarë të shoqërisë civile bashkë me familjet e tyre.
