Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Nga muzika tek lojërat, ja për çfarë e përdorin shqiptarët internetin. Kosova thyen rekordin e rajonit

10:00 / August 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
internet 820272 1280 780x439 1 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

30% e individëve që kanë përdorur internetin në vend në 2018-n e kanë bërë këtë për të luajtur apo për të shkarkuar lojëra, afër mesatares europiane prej 34%, sipas një raporti të fundit të Eurostat për argëtimin online për vendet e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në krahasim me vendet e tjera Shqipëria renditet e 23-a, nga 33 shtete.

Shtetasit e Kosovës janë më të prirur që të shpenzojnë kohë në internet duke luajtur, në raport me gjithë shtetet e tjera të rajonit. Po sipas Eurostat, në vitin 2020, ata renditeshin të shtatët në Europë, pas Islandës, me 40% të individëve që përdorën internetin në tre muajt e fundit për të luajtur apo për të shkarkuar lojëra. Më të pa interesuarit për të shpenzuar kohë në internet duke luajtur janë serbët (21%) dhe boshnjakët (20%).

Kur vjen puna te përdorimi i internetit për të parë TV, apo video, shqiptarët renditen të parafundit në Europë, me vetëm 41% të përdoruesve (nga 74% që është mesatarja europiane). Sërish Kosova është e para në rajon, me 81%, Mali i Zi dhe Serbia me 70%, Bosnja me 60%.

Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se 57% e shqiptarëve e përdorin internetin për të lexuar lajme online ose gazeta (nga 75% që është mesatarja europiane). Përdorimi më i lartë është për të dëgjuar muzikë, me 67%, e vetmja tendencë më e lartë se mesatarja europiane prej 61%.

Tendenca në Bashkimin Europian

Në BE në 2020, 75% e individëve të moshës 16 deri në 74 vjeç që përdornin internetin në 3 muajt e mëparshëm lexuan faqe lajmesh në internet, gazeta dhe revista lajmesh, ndërsa 74% shikonin TV ose video të transmetuara në internet.

Përqindjet ishin më të ulëta për të dëgjuar muzikë (61%) dhe luajtur ose shkarkuar lojëra (34%).
Holanda dhe Qipro regjistruan peshën më të madhe të njerëzve që përdorën internetin për TV ose video (të dy 95%), e ndjekur nga Finlanda dhe Malta (të dyja 93%). Përqindjet më të ulëta janë vërejtur në Rumani (37%) dhe Bullgari (44%).

Holanda kishte pjesën më të lartë të individëve që luanin ose shkarkonin lojëra (56%). Malta dhe Danimarka vijuan me 47% secila). Në Bullgari dhe Poloni, ishte pesha më e ulët, nën 20%.

*Përqindja e individëve që përdorën internetin në tre muajt e fundit për të luajtur apo për të shkarkuar lojëra, 2020

assa

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

iPhone 18 Pro dhe Pro Max me problem të pazakontë

21:00 / October 5, 2026

OpenAI anulon lançimin e modelit të ri për shkak të shqetësimeve për sigurinë

10:28 / September 29, 2026

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.