Një automjet me drejtues shtetasin me iniciale Xh. S., ka aksidentuar këmbësorin me iniciale F. E., rreth 49 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shoqëruar shoferin i cili shkaktoi aksidentin.
“Më datë 27.08.2021, rreth orës 15:30, në Tapizë, një mjet me drejtues shtetasin Xh. S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. E., rreth 49 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.