Një person është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin ditën e sotme. 23-vjeçari konsiderohej i humbur prej 4 ditësh në Librazhd, pasi ishte larguar nga shtëpia në drejtim të paditur. Në trupin e tij nuk u gjetën shenja dhune dhe as shenja përleshjeje, ndërkohë që sipas familjarëve 23-vjeçari me iniciale A.K vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Njoftimi i policisë:
Librazhd/ Informacion paraprak Më datë 27.08.2021, rreth orës 19:00, në fshatin Hotolisht, Librazhd, në lumin Shkumbin është gjetur i mbytur pa shenja dhune shtetasi A.K., 23 vjeç, banues në fshatin Spathar, Librazhd i cili është larguar nga banesa më datë 23.08.2021. Nga deklarimet e familjarve dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundja e epilepsisë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
