Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Larg frikës e terrorit, mes afganëve të akomoduar në Qytet Studenti edhe gazetarë e studentë: Këtu jemi mirë, situata në Kabul është shumë e keqe, talebanët janë të rrezikshëm

13:03 / August 28, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
afganet 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse kanë më pak se 24 orë në vendin tonë, afganët e akomoduar në Qytet Studenti ndihen tashmë të sigurt, të liruar nga frika e terrori i talebanëve, nga të cilët i rrezikohej edhe jeta. Gazetari nga Afganistani u shpreh para kolegëve të tij në Shqipëri se ndjehet shumë mirë në vendin tonë dhe se situata në Kabul është e rëndë. Të njëjtat fjalë për situata atje tha edhe një student afgan.

Vijnë gjatë natës në Shqipëri 154 afganë, në total 275 të strehuar në Durrës e Tiranë! Rama: Aktivistë të shoqërisë civile! Xhaçka: Gra që u rrezikohej jeta në duart e talebanëve

Larg terrorit e frikës nga talebanët, afganët e akomoduar në Qytet Studenti në Tiranë shprehen se tashmë ata ndihen shumë më të qetë. E mes afganëve që kanë mbërritur në vendin tonë është edhe një gazetar, i cili tha për mikrofonin e kolegëve të tij në Shqipëri se në vendin tonë ndihet mirë.

Për situatën në Kabul ai tregon se është shumë e keqe, ndërsa shton se plani i tyre është që të qëndrojnë për disa javë në Shqipëri dhe më pas të largohen në SHBA.

“Jam mire. Situata në Kabul është shumë  e keqe. Jam gazetar, njësoj si ju, është mirë këtu. Është dita ime e parë këtu dhe për koleget e mi, plani ynë është të rrime këtu për disa ditë dhe me pas do shkojmë në vende të tjera”, shprehet ai.

Një student nga Afganistani thotë se talebanët janë të rrezikshëm dhe se shpreson që situata në vendin e tij të bëhet më mirë.

“Situata është e keqe, por shpresoj te behet me mire. Ne jemi studentë, talebanët janë të rrezikshëm”, ka thënë ai.

Të dy të rinjtë ishin pjesë e grupit prej 154 personave që mbërritën gjatë natës në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, u shprehën se shumica prej tyre janë aktivistë, gazetarë e studentë, që u rrezikohej jeta në Afganistan. Në total deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 275, 121 prej të cilëve janë strehuar në hotele në Durrës, ndërsa pjesa tjetër në konviktet e Qytet Studentit në Tiranë./Shqiptarja.com  

Në Shqipëri pritet të strehohen 4000 afganë të cilët do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.

Qytet Studenti talebanët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.