Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

FSHF jep njoftimin e rëndësishëm: Nga sot në fushën e blertë zyrtarizohet sistemi…

16:54 / August 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 612a4af948d73
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita e sotme shënon futjen e sistemit teknologjik VAR në futbollin shqiptar.

FSHF njofton se teknologjia do të jetë prezente në Superkupën e sotme Teuta-Vllaznia dhe më tej në 180 ndeshje të Kategorisë Superiore dhe në fazat çerekfinale, gjysmëfinale e finale të Kupës së Shqipërisë.

VAR do të ndihmojë një arbitrim më të drejtë të ndeshjeve dhe ndoshta do të shuajë polemikat mbi dhënien ose jo të penalltive në ndeshje të rëndësishme.

NJOFTIMI NGA FSHF

Futbolli shqiptar nis sot zyrtarisht sezoni e ri me finalen e Superkupës së Shqipërisë midis Teutës dhe Vllaznisë, që luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 19:00. Në këtë ndeshje do të përdoret për herë të parë në Shqipëri edhe sistemi VAR (Video Assistent Referee), që është edhe risia e investimi më i madh i Federatës Shqiptare të Futbollit në edicionin e ri të futbollit.

Plot 180 ndeshje të Kategorisë Superiore 2021/2022 do të luhen me sistemin VAR, ndërkohë që ky sistem do të përdoret edhe në Kupën e Shqipërisë duke filluar që nga faza çerekfinale e deri në finalen e madhe.

Prej disa javësh FSHF ka organizuar procesin e implementimit të video-asistentit të arbitrit përmes testimeve në disa ndeshje miqësore dhe trajnimet e fundit për të filluar aplikimin e tij nga sot.

Procesi ka qenë i ndarë në tre faza, ku janë zhvilluar seminarët teorikë me arbitrat ku u prezantuan me teknologjinë, u dhanë informacionet mbi mënyrat e përdorimit të aparaturave për të gjithë stafin teknik dhe atë të arbitrave. Seminaret janë udhëhequr nga Aleksandër Papin, përfaqësues i kompanisë EVS dhe Mike Van Der Roest, udhëheqës i projektit VAR në FIFA.

Gjithashtu, janë kryer trajnimet në fushë, me ndeshje të vërteta dhe në stadium ku transmetimit televiziv i bashkëngjitet edhe Sistemi VAR, në të cilat arbitrat veprojnë si në ndeshje të vërteta, ku në rast vendimesh të dyshimta komunikojnë me VAR dhe kërkojnë ndërhyrjen e tij. Video-asistenti synon të minimizojë në maksimum gabimet njerëzore të arbitrave dhe implementimi i këtij sistemi do të ndikojë ndjeshëm për të pasur vendime sa më të drejta në fushën e lojës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Beteja me flakët/ “Lëvizni, të gjithë jashtë”, nis evakuimi në Gojan të Madh të Pukës, digjen 4 banesa! 4 familje largohen nga shtëpitë në Mirditë

17:18 / August 21, 2026

Ikën Sokol Sadushi/ Hapet gara për të zgjedhur kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë!

16:59 / August 21, 2026

Sezoni i ri në kampionatin anglez, risi për gjyqtarët dhe VAR-in

15:59 / August 21, 2026

Shqipëria përfiton 61 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së, Karakaçi: Rezultat i reformave në energjetikë

15:37 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.