Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

SHBA nis tërheqjen e trupave ushtarake nga aeroporti i Kabulit

21:54 / August 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 28 3 770x431 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trupat amerikane kanë filluar tërheqjen e tyre nga aeroporti i Kabulit, njoftoi të shtunën Pentagoni, pas një operacioni për më shumë se dy javë në përpjekje për të nxjerrë nga Afganistani shtetasit amerikanë dhe aleatët e tyre afganë të cilëve iu rrezikohet jeta nën drejtimin e talebanëve.

Një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kishte më pak se 4000 trupa të mbetura në aeroport, nga 5800 që u dërguan për misionin e evakuimit. Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby më vonë u konfirmoi gazetarëve se tërheqja kishte filluar, por nuk pranoi të jepte një numër sa sa forca amerikane ishin ende në Kabul.

Ndërsa po largohen nga Afganistani, SHBA po ashtu njoftoi se kishte vrarë dy militantë të Shtetit Islamik. “Nga sulmi me dronë u vranë vrau dy planifikues të sulmeve në aeroportin e Kabulit dhe u plagos një tjetër në provincën Nangarhar”, tha Gjeneral Majori i ushtrisë amerikane William Taylor.

Sulmi ajror u ndërmor përtej Afganistanit më pak se 48 orë pas sulmit vdekjeprurës në aeroportin e Kabulit, që vrau 13 amerikanë dhe 169 afganë. Presidenti Joe Biden deklaroi të enjten se autorët e sulmit nuk do të mund të fshiheshin. “Ne do t’ju gjejmë dhe do t’ju bëjmë të paguani”, tha presidenti.

Për këtë sulm reaguan dhe talebanët.

“Amerikanët duhet të na kishin informuar para se të kryenin sulmin ajror. Ishte një sulm i qartë në territorin afgan”, tha një zëdhënës i talebanëve për Reuters.

Zëdhënësi Zabihullah Mujahid tha gjithashtu se talebanët do të marrin aeroportin “shumë shpejt”, pasi forcat amerikane të tërhiqen dhe të jetë formuar qeveria e re në ditët në vijim.

Qeveria dhe ushtria afgane e mbështetur nga Perëndimi u rrëzuan brenda pak ditësh, ndërsa militantët islamikë hynë në kryeqytetin e vendit më 15 gusht.

/VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me “lopët fantazmë”: Si përfituan fermerët grekë subvencione të BE-së për kafshë që nuk ekzistonin

16:38 / August 21, 2026

Mickoski në Pustec, pa himnin shqiptar – Meçe: Provokacion i mirëmenduar. Kryeministri i RMV duhet të kërkojë falje

15:02 / August 21, 2026

U vetëshpall agjent i CIA-s, shqiptari rrezikon deportimin nga SHBA-të

11:18 / August 21, 2026

Irani ka humbur kontrollin mbi Hormuzin? Cisternat kalojnë nën shoqërimin amerikan

11:10 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.