Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Shuhet në moshën 73-vjeçare ish-kryeparlamentari i Kosovës

11:58 / August 29, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1630228895 f4e88bd49927456c89fd9ce58b40c75eoriginal
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shuhet në moshën 73-vjeçare ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha. Lajmi është bërë me dije nga djali i tij, Visar Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’, ndërsa bën me dije se ai ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Kolë Berisha ishte Kryetar i Kuvendit të Kosovës nga marsi 2006 deri në 2007, gjithashtu edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ishte gjithashtu edhe i burgosur politik, e ish anëtar i ekipit negociator për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

“Sot herët në mëngjes na la Kolë shoqi!

Mas një sëmundje të randë e kahemotshme, i mësuem mos m’u dorezu, sot baba pranoj burrnisht me iu dorezue Hyjit në jetën e pasosun. Ma shumë se dhimtë, kam një ndjenje çlirimi për trupin e tij, që ka vuajtur kaq shumë në heshtje e pervujtshem.

Për shkak të situatës së randë epidemiologjike dhe masave që prej sot janë në fuqi, nuk do te mund të organizojmë të pame për babën. Nesër, me 30.08.2021 në orën 11, ne Katedralen ‘Nënë Tereza’ ne Prishtinë do të celebrohet Mesha e Dritës për babën, kurse në orën 13 do të jetë vorrimi me rrethin e ngushte familjar në vorrezat e qytetit të Prishtinës.

E di, që shumë prej jush doni me qenë nga afër pjesë e dhimtës tonë, por shëndeti i juaj dhe të gjithë të tjerëve ka me shumë rëndësi. Kujtojeni babën në lutje, prej aty ku jeni. Ngushllimet i pranojmë nëpërmjet telefonit”, shkruan Visar Berisha.

Kush ishte Kolë Berisha?!

Kolë Berisha ishte politikan dhe kryetari i dytë i Parlamentit të Kosovës. U lind më 26 tetor 1947 në fshatin Dobërdol të Komunës së Klinës. Shkollën fillore e kreu në fshatin Ujmirë. Pas kryerjes së shkollës normale në Gjakovë, dy vjet punoi mësues në Ujmirë dhe Gllarevë të Klinës, kurse nga 8 marsi i vitit 1973 punoi si sekretar i gjimnazit “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Ka të kryer edhe Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Më 28 mars të vitit 1989, arrestohet dhe dërgohet në burgjet serbe në Leskovc, Beograd dhe në Pejë. Pas tre muajve lirohet, por përjashtohet nga puna.

Me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berisha u anëtarësua dhe për dy mandate me radhë ishte anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Klinë dhe kryetar i Komisionit për Pajtimin e Familjeve të Hasmëruara. Më pas ishte edhe nënkryetar në LDK, derisa dha dorëheqje në vitin 2010, për siç kishte thënë, për shkaqe personale dhe për t’u hapur rrugë forcave të reja. Në karrierën e tij politike veçohet edhe puna e tij me ish-presidentin Ibrahim Rugova. Berisha ishte këshilltar i Rugovës.

Pas luftës shërbeu edhe si anëtar i Këshillit Transitor të Kosovës dhe anëtar i Forumit Politik të Kosovës të formuar nga PSSP Søren Jessen-Petersen. Ishte anëtar i Grupit Politik Strategjik për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.

Po ashtu ishte deputet i disa legjislaturave të Kuvendit të Kosovës. Kolë Berisha kishte shkruar edhe prozë e poezi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mickoski në Pustec, pa himnin shqiptar – Meçe: Provokacion i mirëmenduar. Kryeministri i RMV duhet të kërkojë falje

15:02 / August 21, 2026

U vetëshpall agjent i CIA-s, shqiptari rrezikon deportimin nga SHBA-të

11:18 / August 21, 2026

Irani ka humbur kontrollin mbi Hormuzin? Cisternat kalojnë nën shoqërimin amerikan

11:10 / August 21, 2026

U arrestua nga FBI/ 35-vjeçarja akuzohet se planifikoi sulm me bombë në Kapitol

10:17 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.