Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Fier/ Kundërshtim i forcave të policisë dhe dhunë në familje, arrestohen në flagrancë 8 persona

13:18 / August 29, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia fier 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Fierit ka vënë në pranga 8 shtetas për vepra të ndryshme penale. Në njoftim bëhet me dije se janë arrestuar 6 shtetas, 3 prej të cilëve për kundërshtim me dhunë të punonjësit të Policisë.

Gjatë kontrolleve është arrestuar edhe një shtetas Kosovar i cilii drejtonte mjetin pa patentë.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një 56 vjeçar F. I., dhe 48 vjeçar, vëllezër, banues në Mallakastër pasi për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta ish-kunatin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Fier

Vihen në prangat e Policisë 8 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Lushnjë/Vihen në pranga 6 shtetas, 3 prej të cilëve për kundërshtim me dhunë të punonjësit të Policisë.

Mallakastër/Arrestohen 2 shtetas për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, të shtetasve S. Sh., 28 vjeç, O. M., 28 vjeç dhe E. K., 24 vjeç, banues në Qerret, Lushnjë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Kongresi i Lushnjës” nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për shoqërimin e tyre në Komisariat dhe kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbatja pa leje e armëve të ftohta” shtetasi D. C., 19 vjeç, banues në Divjakë, pasi duke udhëtuar me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin H. H., gjatë kontrollit në automjet është gjetur dhe sekuestruar një shufër hekuri me hapje të lëvizëshme, e ngjashme si ato të shkopit të gomës që mbajnë punonjësit e Policisë, e cili i përkiste shtetasit D. C.
Gjithashtu u arrestua drejtuesi i automjetit, shtetasi H. H., 33 vjeç, banues në Kosovë, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Po nga këto struktura, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. N., 34 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se në datë 06.08.2021 ka vjedhur vegla pune të ndryshme në magazinën e shtetasit J. S., në fshatin Gorre, Lushnjë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasit M. I., 56 vjeç, F. I., 48 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër(vëllezër), pasi për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta ish-kunatin e tyre, shtetasin Sh. J., 59 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Durrës/ Makina përplas për vdekje 32-vjeçarin, shoferi largohet nga vendngjarja

10:14 / August 21, 2026

Dyshohet se ra nga ballkoni i pallatit, humb jetën një 50-vjeçar në Vlorë

09:37 / August 21, 2026

Aksident i rëndë në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

09:30 / August 21, 2026

Fier/ Gjendet i vdekur në kasolle një 73-vjeçar në fshatin Çyçyçen të Mallakastrës

19:01 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.