Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Banda e kriminelëve grabisin 3 banka dhe më pas lidhin pengjet si ‘mburojë’ jashtë makinave

15:52 / August 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 612cdeea957a6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një bandë me dhjetëra grabitës mizorë bankash në Brazil kishin lidhur mbrëmjen e djeshme pengje civile jashtë makinave të tyre pas arratisjes gjatë një fushate grabitjesh të dhunshme ku u vranë të paktën tre njerëz.

Në ngjarjen që ka shokuar vendin, banda prej rreth 20 grabitësish të armatosur me automatikë, bomba e dronë besohet se kanë grabitur 3 banka në qendër të qytetit Araçatuba, 290 milje larg Sao Paulo, duke nisur prej mesnatës, shkruan britanikja Daily Mail.

Banditët sulmuan gjithashtu stacionin lokal të policisë dhe bllokuan rrugët drejt qytetit duke përdorur makina në flakë, para se të merrnin peng vendasit për t’i kthyer në mburoja njerëzore.

Në pamje e publikuara shiheshin sulmuesit që detyronin pengjet e tyre të ecnin në linjë në qytet, para se t’i lidhnin në çatitë e makinave të tyre teksa largoheshin.

Të paktën tre njerëz u vranë gjatë sulmeve, duke përfshirë dy civilë dhe një grabitës, sipas mediave braziliane, kurse dy persona ishin arrestuar.

Fati i shumicës së pengjeve, duke përfshirë dhe ata të lidhur nëpër makina, mbetet ende i paqartë. Një grua i tha gazetarëve se ishte marrë peng nën kërcënimin e armës dhe e kishin hedhur në një kamion, nga i cili më pas kishte shpëtuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Greqi, të miturit pa rrjete sociale/ Qeveria ndalon përdorimin nën moshën 15 vjeç

10:00 / October 14, 2026

Zelensky sot në Londër. Burnham riafirmon mbështetjen për Ukrainën mes tensioneve me Trump

09:39 / October 14, 2026

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026

Pa paralajmërime para sulmeve në Riad, Arabia Saudite përballet me pikëpyetje për sigurinë

08:42 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.