Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:05, tek Liqeni Artificial. Viktima ende nuk është identifikuar.
Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:05, tek Liqeni Artificial, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i gjinisë mashkullore, rreth 70 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
