Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Në kërkim për disa vepra penale, arrestohet 24-vjeçari nga Kurbini, Policia i gjen në automjet… (Detaje)

09:34 / August 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 612dd46912ccf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arrestohet një 24-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, iu gjetën kallashnikov, pistoletë dhe municione luftarak në automjet.

Policia e Kurbinit ka finalizuar me sukses operacioni policor “Zhejë”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Lezhë.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas në kërkim, i cili qarkullonte dhe me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Zhejë”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi Ermando Cima, 24 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja më shumë se njëherë, duke sjellë pasoja të rënda”.

Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Luksemburgut i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja, më shumë së një herë, duke sjellë pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit në automjet tip “Benz” më të cilin po qarkullonte ky shtetas u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, një pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, strukturat hetimore të DVP Lezhë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti, pasi nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se ky shtetas mund të kryente vepër penale në fushën e krimeve të vjedhjes me armë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, “Vjedhja” dhe “Vjedhja”, më shumë së njëherë, duke sjellë pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim.

640 0 612dd469382db

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fier/ Gjendet i vdekur në kasolle një 73-vjeçar në fshatin Çyçyçen të Mallakastrës

19:01 / August 20, 2026

Dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i preu helika, detaje tronditëse nga aksidenti tragjik ujor në Rrjoll, zbulohen identitetet

18:42 / August 20, 2026

U plagos sot në Shkodër pranë shtëpisë së tij/ Kush është Vladimir Bruçi, u dhunua dy vite më parë nga 6 persona për një vend parkimi

17:59 / August 20, 2026

Organizata terroriste “Brigada e Veriut” publikon video me kërcënime ndaj Kosovës: Po përgatitemi, na pritni se po vijmë!

17:39 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.