Nikolin Ciko, infermieri në Spitalin e Korçës i cili u vu në pranga pasi kishte kryer disa vjedhje, kishte me pasion “dokumentimin” e mbërritjeve në spital me ambulancë. Në faqen e tij të “Facebook”, ai postonte video-live kur ishte brenda mjetit të shërbimit. Kjo kuptohet nga bisedat që ai bën me kolegët e tij.
“Rri urtë kastravec, se jemi live fare, është live budalla, e shef LIVE, injorant.”– i thotë Ciko kolegut të tij.
“Live live, 7 veta na kanë parë deri tani, ja në shërbim, qenër të punës.’– thotë më tej ai në video. “Ore jemi në shërbim, deri në vendngjarje”, dëgjohej ai.
Por nuk mjaftohej vetë me kaq Nikolini qahej dhe pë rrogën me anë të një statusi në “Facebook” ai shkruante se: “I ofrova shërbim për 6 ditë dhe le të dalë të thotë se sa ishte pagesa ime? Vetëm 4000 lekë të reja.
Ju që shani dhe mallkoni tregoni pak qytetari dhe bëni durim se pas kësaj e kam radhën unë për ta çuar më tej”, shkruante infermieri korçar, që u vu në pranga nga policia e Korçës pasi ka vjedhur më datë 08.03.2021 dhe 30.08.2021 një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë.
