Prokurori i Rrethit Gjyqësor Sarandë, Sali Hasa, i cili është arrestuar për korrupsion pritet të dalë nesër para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupa Gjykuese që do të merret më këtë çështje përbëhet nga Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja. Prokurori Sali Hasa u arrestua nga SPAK pasi pushonte çështjet penale kundrejt pagesave.
Arrestimi ka ndodhur më 19 qershor dhe u arrit të zbulohej nga një hetim i nisur në shkurt 2020 për trafik kanabis që zbuloi një grup kriminal, i cili jo vetëm trafikonte drogë, por trukonte ndeshje dhe korruptonte zyrtarë publik.
