Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

‘Mosbindje civile’ rrugëve të Tiranës, protestuesit “luftë” me Policinë prej tetë orësh

23:00 / October 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
protestee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej orës 14:00 të kësaj të marte, 13 tetor, studentët po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit. Pas thirrjeve “Pa rini nuk ka Shqipëri”, apo “Poshtë qeveria”, situata përshkallëzoi në tensione me policinë.

Kjo, pasi studentët hodhën gurë dhe sende të forta në drejtim të godinës institucionale. Madje hoqën kangjellat e rrugës, dhe disa prej tyre hynë me forcë në ambientet e brendshme të Ministrisë.

Kundërpërgjigjja e efektivëve ishte me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, teksa nuk munguan përplasjet fizike mes tyre.

Disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariat. Ndërkohë, ekspertët e kriminalistikës kanë nisur mbledhjen e provave para godinës së Ministrisë së Arsimit pasi disa protestues sulmuan ndërtesën me mjete të forta, vezë dhe me pllakat e trotuarit.

Studentët janë mbledhur pas një thirrjeje në rrjetet sociale, ku kërkojnë zbatimin e gjashtë kërkesave të tyre që nga arsimi cilësor e deri te kushtet më të mira në konvikte apo universitete.

Përtej kësaj, studentët kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit Mirela Kumbaro, si dhe të kreut të qeverisë, Edi Rama.

“Policia e krimit! STOP dhunës ndaj studentëve!”, është ky reagimi në rrjetet sociale i kryedemokratit Sali Berisha. Për protestën, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili në fakt ka një mesazh të drejtpërdrejtë për kreun e PD-së.

“Sali mashtruesi nxirre të plotë videon! Shikojeni kur ky “studenti” godet me pllakën e betonit punonjësit e Policisë së Shtetit”, shkruan ai, krahas pamjeve.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka dënuar dhunën dhe sulmet ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit.

“E trishtë të shohësh se si kultura e protestës degradon në një dhunë të orkestruar dhe, me sa duket, të “provokuar” rëndë nga pllakat e trotuareve. Dhuna nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë zgjidhje. Zhurma e gurëve, sulmet ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit, si dhe shkatërrimi i pakuptimtë i pronës publike, nuk janë gjuha me të cilën i ka hije rinisë të shprehet, por zakoni i vjetër i atyre që i përdorin të rinjtë për të mbuluar paaftësinë e tyre politike”, shkruan ajo.

Mosbindje civile Policia proteste studentet Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut me strukturë druri. Banorët hedhin ujë nga ballkonet

22:40 / October 13, 2026

Protesta në Tiranë, MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara

21:39 / October 13, 2026

Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-së paralajmëron shtetasit e vet: Mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare

20:39 / October 13, 2026

Pas dhëndrit, edhe deputeti i Sali Berishës, Gjin Gjoni në protestën te Ministria e Arsimit 

20:18 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.