Një vajzë nga Gjakova e cila rezultonte e zhdukur që nga 26 Gushti është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Vajza është paraqitur pranë stacionit policor në Gjakovë dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga një burrë. Policia njofton se i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më 31.08.2021 është paraqitur në stacion viktima femër kosovare që ishte raportuar e zhdukur dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime.
