Gjyqi në Hagë/ Gjykatësi: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave
Sot në Hagë pritet të shpallet vendimi në gjyqin ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në një prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore që lidhen me luftën në Kosovë.
Në qendër të vendimit janë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa trupi gjykues ka shqyrtuar gjatë procesit edhe përgjegjësinë për vrasjen e personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.
Në argumentimin e tij, trupi gjykues ka konstatuar se gjatë periudhës prill 1998-qershor 1999, në 12 komuna të Kosovës dhe në një lokacion në veri të Shqipërisë, anëtarë të UÇK-së kryen veprime ose mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.
“Trupi gjykues ka konstatuar se mes prillit 1998 dhe qershorit 1999, në 12 komuna të Kosovës dhe një vendndodhje në rreth të Shqipërisë Veriore, anëtarët e UCK-së kryen qëllimisht veprime apo mosveprime që rezultuan në vdekjen e së paku 96 personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime”
I vetmi deduksion që nxirret nga provat e disponueshme ishte se të paktën disa anëtarë të UCK-së të përfshirë synonin të vrisnin 96 personat.”
Trupi gjykues konstatoi se midis prillit 1998 dhe qershorit 1999 në 12 komuna në Kosovë dhe një vendndodhje në një rreth të Shqipërisë Veriore, anëtarë të UCK-së, qëllimisht kryen veprime ose mosveprime që rezlutuan në vdekjen e së paku 96 personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime , për këto arsye trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja vërtetoi se ishin kryer krimi i luftës i vrasjes së paligjshme sipas pikës 9″, shprehet gjyqtari.
