Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nesër nis mësimi plotësues, ISHP publikohet udhëzimi: Mësuesit duhet të vaksinohen para 30 shtatorit, nxënësit s’dalin nga shkolla

16:45 / August 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shkolla 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nesër më 1 shtator nis mësimi plotësues për të gjithë nxënësit. E teksa nesër hapen dyert e shkollave Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka publikuar një udhëzues sesi do të zhvillohet mësimi për shkak të Covid-19.

Në ushëzimin e ISHP thuhet se nuk do të lejohet që një nxënës të dalë nga godina dhe të rikthehet përsëri në të, brenda ditës. Gjatë zhvillimit të mësimit dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, ndërsa dritaret e klasave ku zhvillohet procesi mësimor, rekomandohet të qëndrojnë të hapura për të krijuar ajrosjen e nevojshme.

Do të lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës, ndërsa dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social dhe fizik si me lart (jo më pak se 1.5 metra), nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë.

Në lidhje më mësuesit për të cilët vaksinimi u bë i detyrushëm, ISHP udhëzon që ata që nuk janë vaksinuar të vaksinohen para 30 shtatorit.

Kujdesi për mësuesit

Gjatë orës së mësimit, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit
Mësuesi, duhet të mbajë maskën në mjediset e shkollës përgjatë gjithë kohës, pavarësisht nga statusi i tij i vaksinimit.
Mësuesi, nëse ka persona të sëmurë në familje me COVID -19 duhet ta deklarojë atë dhe zbatojë periudhën e karantinës pavarësisht statusit të tij të vaksinimit.
Mësuesi duhet të deklarojë statusin e vaksinimit dhe të depozitojë kartën e vaksinimit ose fotokopje të saj pranë drejtorisë të shkollës.
Mësuesit duhet të jenë të vaksinuar përpara fillimit të procesit mësimor.
Nëse mësuesit nuk janë vaksinuar përpara fillimit të procesit mësimor, duhet të merren masa për vaksinimin e tyre. Në vijim të vendimit të Komitetit të Eksperëve brenda datës 30 shtator 2021 çdo mësues duhet të vaksinohet.
Në rast se mësuesi nuk është i vaksinuar, duhet të dorëzoj dokumentin e mjekut të familjes ku të specifikohet arsyeja e mosvaksinimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikimi i pronave në Seman/ Arrestohen ish-kreu i Kadastrës dhe Kastriot Hasko

22:57 / September 16, 2026

Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit të të atit me 25 vjet burg: Kjo betejë nuk ka mbaruar

22:40 / September 16, 2026

Sulmi me dron, Ukraina pretendon se ka vrarë gjeneralin e rëndësishëm rus

21:00 / September 16, 2026

Hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Speciales

20:00 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.