Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga kufizimi i mandatit të Kryeministrit te Parlamenti me dy dhoma, propozimet e plota të Bashës

18:45 / August 31, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha konference 1024x638 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e Këshillit të ri Kombëtar, Lulzim Basha pasi kritikoi ndryshimet kushtetuese të 2008-s, riktheu në fjalorin e tij nevojën ndërhyrjen në dokumentin themeltar të vendit për të rikthyer, siç tha, balancën mes pushteteve.

Kreu i opozitës tha se këto ndryshime do të ndërmerren me intelektuale, artistë, gazetarë, qytetarë dhe grupet e interesit, por pa u ndalur gjatë se çfarë synon të ndryshojë konkretisht Partia Demokratike.

Por, se çfarë mund të kërkojë t’i ndryshohet Kushtetutës Lulzim Basha e ka dhënë fillimisht gjatë protestave të 2017-s në çadrën e ngritur para Kryeministrisë. Në atë kohë nuk doli kaq hapur kundër ndryshimeve kushtetuese të 2008-s, por sërish ceku temën e ndryshimeve kushtetuese. Basha deklaronte se “Një nga produktet e Republikës së re është që pushtetari ul kokën përpara qytetarit. Do të thotë një shtet ligjor. Një demokraci e vërtetë ku qytetarët të vendosin. Do të thotë një drejtësi e vërtetë ku gjyqtarët dhe prokurorët nuk mbrojnë korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Do të thotë konkurrencë e vërtetë dhe jo vetëm një grusht njerëzish që kontrollojnë gjithçka”.

Idenë e ndryshime të thella kushtetuese e përsëriti edhe gjatë protestave që pasuan djegien e mandateve në Parlament dhe më pas bojkotin e zgjedhjeve vendore. “Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja”, deklaronte Basha.

Por, ideja u shtjellua më shumë në muajt e parë të 2020 dhe i përforcoi këto propozime në deklarata publike para nisjes së fushatës zgjedhore për 25 prillin e këtij viti, kur Basha foli për herë të parë me më shumë detaje për idenë e tij për të kufizuar në Kushtetutë mandatin e Kryeministrit, reduktimin e numrit të deputetëve në 100 dhe një parlament me dy dhoma, duke i shtuar edhe Senatin.

“Një Kryeministër jo më shumë se dy mandate. Do të jetë i ngjashëm me atë të Amerikës. Nëse nuk arrij për dy mandate atë që kam premtuar, për çfarë do rri mandatin e tretë? Do të bëhet ligj, do të propozohet ndryshim kushtetues. Se për sa kohë, mandat 4-vjeçare, apo për 8-vjeçar, këto janë detaje. Pushteti do të kufizohet me masa reale. Kjo është alternativa”, propozonte Basha.

Kreu i PD paralajmëroi se nëse kjo nismë nuk do të pranohej nga Parlamenti, ai do t’i drejtohet popullit për referendum. Propozimi tjetër thelbësor ishte krijimi i dy dhomave në Parlament, që sipas Bashës do të garantojë kontrollin dhe balancimin e pushteteve, në mënyrë që pushteti të mos përqendrohet në një dorë.

Këtu shpjegoi edhe mënyrën se si duhet të zgjidheshin deputetët.

“Propozojmë ngritjen e një Senati për llogaridhënien e qeverisë. 40 anëtarët e Senatit zgjidhen bashkë më 100 anëtarët e Parlamentit. Parlamenti me dy dhoma nuk rrit koston për qytetarët, por ndryshon mundësinë për t’u shërbyer njerëzve në mënyrë pozitive”, tha ai.

Kreu i PD e shihte këtë si zgjidhje përballë presionit dhe arrogancës së Qeverisë ndaj Parlamentit.

“Arroganca dhe presioni i Qeverisë nuk do të funksionojnë më për një parlament të fuqizuar me dy dhoma. Qeveria duhet të kërkojë konsensus me të dy dhomat. Shembuj janë vendet më të zhvilluara me Senat: SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Italia vende me parlament me dy dhoma”, propozonte ai.

Basha ka propozuar gjithashtu edhe një vetting për kandidatët për deputetë dhe kryebashkiakë, krahas dekriminalizimit që zbatohet. Në lidhje me sistemin zgjedhor, Basha ka folur në përgjithësi për nevojën e ndryshimit të tij, por gjatë diskutimeve për hapjen e listave nuk e mbështeti, të paktën publikisht si propozim.

Një tjetër propozim i hedhur nga Basha është që 100 ditë para zgjedhjeve të ngrihet një Qeveri teknike, deri në kohën që Shqipëria do të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Kësaj i shtohet edhe votimi e numërimi elektronik, i testuar në 25 prill në njësinë 10 në Tiranë.

“Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha grupet shoqërore: Intelektualë, studentë, pedagogë, sipërmarrës, artistë, gazetarë, profesionistë, fermerë, të rinj e të reja që kërkojnë kthimin e normalitetit në vend. Që kërkojnë zgjedhje të lira, ndryshime kushtetuese dhe ligjore që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor”, ka deklaruar Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikimi i pronave në Seman/ Arrestohen ish-kreu i Kadastrës dhe Kastriot Hasko

22:57 / September 16, 2026

Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit të të atit me 25 vjet burg: Kjo betejë nuk ka mbaruar

22:40 / September 16, 2026

Sulmi me dron, Ukraina pretendon se ka vrarë gjeneralin e rëndësishëm rus

21:00 / September 16, 2026

Hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Speciales

20:00 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.