Zjarri i shuar gjatë ditës së sotme në Malin e Thatë në Pogradec është riaktivizuar. Shkak për aktivizimin e zjarrit ka qenë erërat e forta. Era ka mundur që t’i përhapë flakët deri në Parkun e Galiçicës.
Ndërkohë që për shuarjen e zjarrit nuk ka asnjë reagim as nga autoritetet shqiptare dhe as ato maqedonase.
Zjarri në Malin e Thatë në Pogradec u aktivizua mesditën e sotme. Sipas raportimeve ai mendohet se është i qëllimshëm.
