Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ambasada njoftim të rëndësishëm për shqiptarët që duan të punojnë në Gjermani

11:31 / September 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasada gjermane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada gjermane në Kosovë ka dhënë një njoftim me rëndësi për shqiptarët e Kosovës që duan të caktojnë takim për vizat e punës. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ambasada ka bërë me dije se lista e pritjes për muajin shtator është mbyllur dhe se lista e pritjes për muajin tetor do të hapet në javën e dytë të shtatorit.

“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin shtator është mbyllur. Lista e pritjes për Tetorin do të hapet në javën e dytë të Shtatorit.

Nëse në sistemin për caktimin e termineve nuk shfaqet kategoria “Punësim sipas § 26 Abs. 2 Urdhëresa e Punësimit (Rregullorja për Ballkanin Perëndimor), ekziston mundësia që ndodheni jashtë periudhave kohore të lartëcekura, ose që është arritur numri maksimal i regjistrimeve për caktimin e një termini për muajin vijues.

Nëse lista për muajin vijues është plotësuar, atëherë duhet të prisni për muajin tjetër. Në ndërkohë ju mund mund të kompletoni dokumentacionin e kërkuar për parashtrim të kërkesës për vizë”, ka njoftuar ambasada.

Ambasada kujton kushtet e vendosura për shkak të pandemisë nga autoritetet gjermane për t’u futur në këtë shtet.

“Ju lutemi vini re që për shkak të kufizimeve të udhëtimit të shkaktuara nga pandemia, aktualisht drejt Gjermanisë mund të udhëtojnë vetëm personat, të cilët posedojnë një një dëshmi mbi vaksinimin e plotë kundër Covid-19 me një nga vaksinat e lejuara EMA (aktualisht BionTech-Pfizer/Cominarty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria – secila nga dy doza, Johnson&Johnson/Janssen – një dozë) – doza e fundit e vaksininës duhet të jetë marrë në së paku 14 ditë më parë. Ose mund të dëshmojnë që për ata vlenë njëra nga përjashtimet e kufizimeve aktuale të udhëtimit (dëshmitë duhet të sillen me vete me rastin e parashtrimit të kërkesës për vizë)”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

viza 1 1000x299 1 640x191 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.