Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Greqia largon nesër nga spitalet 10 mijë mjekë e infermierë: Nuk pranuan të vaksinohen

12:27 / September 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 d93c4ff29997e23a6a4a456226fc781d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me skadimin e afatit për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë të mërkurën, Ministria greke e Shëndetësisë po përgatitet për një “eksod të madh” të personelit për shkak të pezullimeve –  që do të pasohen nga një sërë masash parandaluese për të mbushur boshllëqet dhe siguruar që shërbimet të jenë plotësisht funksionale.

Këto masa përfshijnë një riorganizim të punonjësve të kujdesit shëndetësor brenda spitaleve, bashkime të klinikave dhe departamenteve, zëvendësimin e atyre që janë pezulluar me personel ndihmës dhe partneritet me sektorin privat për shërbimet mbështetëse të tilla si ushqimi, kujdesi etj.

E mërkura është dita e fundit që stafi të marrë të paktën dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 në mënyrë që të shmangë pezullimin nga puna që nga nesër. Qeveria ka këmbëngulur se legjislacioni përkatës për vaksinimet e detyrueshme do të zbatohet në mënyrë rigoroze.

Ata që janë të përjashtuar nga parimet e legjislacionit janë padyshim ata që tashmë janë vaksinuar dhe punëtorët që janë infektuar me koronavirus brenda gjashtë muajve të fundit.

Ata që nuk bëjnë pjesë në këto kategori dhe nuk kanë marrë miratimin për përjashtim për shkak të çështjeve shëndetësore nga komitetet kompetente do të pezullohen.

Për më tepër, siç sqarohet nga ish –Zv.Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kontozamanis, bazuar në sistemin e listës së pagave në sektorin publik, i cili siguron pagesën paraprake të përfitimeve çdo dy javë, qeveria do të kërkojë që ata të kthejnë këtë shumë të pagës si të paguar padrejtësisht.

Duke folur në stacionin radio 9.84 të martën, Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimeve Shëndetësore Yiannis Kotsiopoulos vlerësoi se rreth 10,000 punonjës shëndetësorë nuk do të vazhdojnë të punojnë në Sistemin Kombëtar të Shëndetit.

Sipas të dhënave më të fundit, më shumë se 90% e mjekëve dhe 80% e infermierëve ishin vaksinuar kundër Covid-19, ndërsa përqindjet janë më të ulëta për pjesën tjetër të personelit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikimi i pronave në Seman/ Arrestohen ish-kreu i Kadastrës dhe Kastriot Hasko

22:57 / September 16, 2026

Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit të të atit me 25 vjet burg: Kjo betejë nuk ka mbaruar

22:40 / September 16, 2026

Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: Jam i shokuar me vendimin e Hagës! Thaçi nuk është kriminel

22:25 / September 16, 2026

Sulmi me dron, Ukraina pretendon se ka vrarë gjeneralin e rëndësishëm rus

21:00 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.