Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja në ish-Bllok, kush ishte roli i bashkëshortit të ish-Miss Albania-s. Hetimet nxorrën pistën e…

18:30 / March 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
suada sherifi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hetimet për ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, nxorën në skenë një emër të ri, i cili fillimisht u dyshua se kishte nisur konfliktin me Ervin Matën dhe sipas burimeve, ai është Eldi Dizdari, bashkëshorti i modeles së njohur dhe ish-Miss Albania-s, Suada Sherifi.

Ky i fundit, është shpallur në kërkim policor, në mënyrë që të merret dëshmia e tij për ngjarjen, ndërsa njihet edhe si kushëri i Arbër Çekajt, i arrestuar për sasinë rekord të kokainës, së ardhur me kontejner. Sipas prokurorisë, dyshohet se në makinën e kapur nga kamerat e sigurisë, përballë dyqanit “Monopol”, një prej personave që ka qenë në të, mund të jetë Dizdari, ndërsa nga pamjet, duket që aty ka pasur një konflikt me Matën, ku ka tentuar të hyjë edhe komandoja Mevjol Bilo.

Në dosjen e prokurorisë, ky person, nga Redi Popescu, është identifikuar si një ish mik i ngushtë i Matës, me të cilin ishin konfliktuar, pasi i kishte ngacmuar të fejuarën, por hetuesit dyshojnë se shkak ka qenë tjetër çështje. Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Tiranës, thuhet se rreth orës 20:37, nga dyqan “Monopol”, ka dalë shtetasi Ervin Mata, i cili ishte duke folur në telefon dhe sipas deklarimit të dhënë nga Redi Popescu, Ervini del jashtë për tu takuar me të fejuarën e tij, për të shkëmbyer një çelës shtëpie. Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy.

Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të tretë, ka kaluar një automjet dhe personi, apo personat që kanë qenë brenda tij, kanë ngacmuar të fejuarën e Ervinit. Ky automjet ka vazhduar qarkullimin drejt “KFC” dhe për një moment, ndalon dhe kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndron aty, afrohet shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga DVR e subjektit “KFC”.

Rreth 10 sekonda më pas, te vendi ku automjeti kishte ndaluar dhe bisedonte me Ervin Matën, afrohet edhe shtetasi Mevjol Bilo dhe bisedojnë me personin/ personat që ndodhen brenda në automjet, ku vërehet se Ervini e shtyn me dorë shtetasin Mevjol Bilo me qëllimin për ta larguar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit

22:55 / November 17, 2026

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

22:21 / November 17, 2026

FBI jep alarmin për sulme kibernetike në mbarë botën

21:18 / November 17, 2026

Trump me deklaratë të fortë: Irani do paguajë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë…

20:58 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.