Në një studio televizive në Britani është zhvilluar një debat i ashpër mes gazetares Susanna Reid dhe një zëdhënësi të talebanëve.
Në emisionin “Good Morning Britain” zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen hodhi poshtë akuzat për hakmarrje ndaj ish ndihmësve dhe përkthyesve vendas dhe përsëriti një angazhim për dhënien e amnistisë kujtdo që punonte me Perëndimin.
Ndërsa gazetarja e kundërshtoi këtë pretendim duke cituar një raport të Kombeve të Bashkuara (OKB), ku thuhej se talebanët kanë një listë të individëve në të gjithë Afganistanin që dëshiron t’i arrestojë dhe po kërcënon të vrasë.
Zëdhënësi i talebanëve hodhi poshtë akuzat duke thënë se “nuk ka hakmarrje, kjo është politika jonë. Ne kemi dhënë një amnisti të përgjithshme për të gjithë ata që punonin me forcat e huaja. Dhe nuk ka asnjë listë të goditur që qarkullon ose shfaqet që shfaqet në mediat e huaja”.
