Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zbardhet komunikimi/ Çfarë bisedoi Biden me presidentin e Afganistanit para se talebanët të merrnin vendin

18:49 / September 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ghani Biden 640x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reuters ka zbuluar detaje nga biseda e fundit mes presidentit Joe Biden dhe presidentit të Afganistanit, pak para se vendi të binte në duart e talebanëve.

Në bisedën e fundit telefonike midis Presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij në Afganistan, para se talebanët të merrnin kontrollin e vendit, udhëheqësit diskutuan për ndihmën ushtarake dhe strategjinë politike, por as Biden dhe as Ashraf Ghani nuk dukeshin të vetëdijshëm ose të përgatitur për rrezikun e rënies së vendit në duart e talebanëve, tregon një transkript i rishikuar nga Reuters.

Dy presidentët folën për rreth 14 minuta më 23 korrik. Më 15 gusht, Ghani iku nga pallati presidencial (dyshohet me miliona dollarë) dhe talebanët hynë në Kabul.

Që atëherë, dhjetëra mijëra afganë të dëshpëruar janë larguar nga vendi dhe 13 trupa amerikane dhe shumë civilë afganë u vranë në një sulm me bombë në aeroportin e Kabulit, gjatë evakuimit të furishëm të ushtrisë amerikane.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje të ngushtë ajrore, nëse e dimë se cili është plani,” tha Biden. Disa ditë para bisedës mes tyre, SHBA kryen sulme ajrore për të mbështetur forcat afgane të sigurisë, një veprim që talebanët thanë se ishte në kundërshtim me marrëveshjen e paqes në Doha.

Biden lavdëroi forcat e armatosura afgane, të cilat u trajnuan dhe financuan nga qeveria amerikane. “Ju qartë keni ushtrinë më të mirë,” i tha ai Ghanit. “Ju keni 300,000 forca të armatosura mirë kundrejt 70-80,000 (të talebanëve) dhe ato janëtë afta për të luftuar mirë.”

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë fort, diplomatikisht, politikisht, ekonomikisht, për t’u siguruar që qeveria juaj jo vetëm të mbijetojë, por të jetë e qëndrueshme dhe të rritet,” tha Biden.

Shtëpia e Bardhë të martën nuk pranoi të komentojë mbi bisedën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: Jam i shokuar me vendimin e Hagës! Thaçi nuk është kriminel

22:25 / September 16, 2026

Rrëzohet helikopteri pranë një zone tregtare në Los Angeles, 3 persona humbin jetën

11:30 / September 16, 2026

Gjyqi në Hagë/ Gjykatësi: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave

11:25 / September 16, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.