Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kosova heq menjëherë nga përdorimi mbi 133 mijë vaksina AstraZeneca, zbulohet arsyeja

09:40 / September 2, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
astra zeneca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shëndetësisë tha se ka pasur shumë dezinformata edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës rreth afatit të këtyre vaksinave. Sipas tij, kjo ka ndikuar në uljen e interesimit të qytetarëve të Kosovës për të marrë këtë vaksinë.

Megjithatë, Vitia tha se Kosova ka doza të mjaftueshme, teksa informoi se vaksinimi nga java tjetër do të fillojë edhe në ditët e vikendit.

Ai bëri të ditur se në qendrat e vaksinimit aktualisht në nivel vendi janë 108 mijë e 856 doza Pfizer dhe 46 mijë e 947 doza AstraZeneca.

“Sot janë hequr nga administrimi 133 mijë e 234 vaksina nga kompania AstraZeneca pjesë e donacionit nga Norvegjia të cilave iu ka skaduar afati. Natyrisht se kjo nuk është një lajm i mirë, si MSH qysh në fillim kemi lajmëruar se afati i tyre është 31 gushti i këtij viti. Pavarësisht kësaj ka pasur edhe shumë dezinformata përfshirë fatkeqësisht këtu edhe deputetë të Kuvendit të Republikës për afatin e këtyre vaksinave. Përveç të tjerash kjo ka ndikuar dukshëm në uljen e interesimit të qytetarëve për të marrë këtë vaksinë deri në refuzim të marrjes së këtyre vaksinave. Natyrisht ashtu siç e kemi cekur disa herë, në ballafaqim me pandeminë e sidomos pas përhapjes së variantit delta ne nuk jemi në situatë kur duhet të zgjedhim vaksinat, sidomos kur ato janë të sigurta”, tha ai.

Ministri Vitia u shpreh se për të dhe qeverinë ka qenë e rëndësishme siguria dhe cilësia e vaksinave, e për këtë tha se nuk kanë pasur dhe as nuk do të kenë kompromis.

Ai u shpreh se të gjitha vaksinat që janë në stoqe të Ministrisë së Shëndetësisë janë të sigurta, teksa njoftoi se në fund të javës do të pranojnë 150 mijë vaksina nga Gjermania.

“Vaksinat që janë në stoqet tona janë vaksina të sigurta dhe për këtë jo vetëm ne, garantojnë edhe mekanizma si OBSH, ECDC e mbi të gjitha EMA dhe FDA. Ju siguroj se aktualisht kemi mjaftueshëm vaksina dhe nuk do të lejojmë në asnjë moment që stoqet tona të mbeten pa to për asnjë moment të vetëm. Presim në fund të kësaj jave ose në fillim të javës tjetër të marrin edhe 150 mijë vaksina nga Gjermania dhe një javë më pas, pra në javën e tretë të shtatorit edhe 100 mijë të tjera nga Italia. Janë donacione të miqve tanë që në këtë kohë janë treguar solidar dhe ju jemi çdo herë mirënjohës për këtë çështje. Edhe këto vaksina janë AstraZeneca me afat deri në nëntorin e këtij viti, por gjithashtu presim në fillim të javës tjetër të vijnë edhe pjesa tjetër e vaksinave të prodhuara nga kompania Pfizer përmes COVAX nga donacioni i SHBA-ve prej 500 mijë dozave. Si dhe mbi 200 mijë doza nga kontrata bilaterale që kemi me kompaninë Pfizer dhe të cilat vazhdojnë të vijnë në fillim të çdo jave. Me një fjalë do të kemi mjaftueshëm vaksina”, tha ai.

Kreu i Shëndetësisë njoftoi se nga java e ardhshme vaksinimi i qytetarëve do të bëhet edhe gjatë vikendeve.

“Gjatë muajit gusht janë administruar mbi 410 mijë vaksina dhe në shtator ky numër do të rritet akoma. Ekipet e vaksinimit do të intensifikojnë punën dhe do të vazhdojnë punën edhe gjatë vikendit filluar nga vikendi i ardhshëm, jo nga ky vikend po nga vikendi i ardhshëm”,deklaroi Vitia.

Vitia u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pa të cilën tha se do ta kenë vështirë të përballojnë valët e paralajmëruara të përhapjes së virusit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermania paralajmëron “garë a*matimesh” në l*ftën kundër dronëve

19:40 / August 20, 2026

Europa bën bilancin, mbi 25 mijë vdekje këtë vit për shkak të vapës ekstreme në Gjermani, Francë, Spanjë e Itali

19:20 / August 20, 2026

Mitralozë, automatikë, granata e uniforma serbe, Policia e Kosovës zbulon një arsenal masiv armësh në veri, Sveçla: Ndërkombëtarët të rrisin presionin ndaj Serbisë!

17:20 / August 20, 2026

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë: Ngërçi politik po rezulton në mundësi të humbura!

11:22 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.