Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

PD nis përgatitjet para rikthimit në Parlament

15:24 / September 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lulzim basha keshilli kombetar i pd votime ekipi i ri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike rikthehet në karriget e Parlamentit më datë 10 shtator, pas një shkëputjeje rreth 2 vite e gjysmë. Edhe këtë herë PD do të ulet po në të njëjtin krah ku uleshin më shumë se dy vite më parë, në vendet e opozitës.

Por ndryshe nga shkurti i 2019- ës, kur dogjën mandatet, këtë herë Partia Demokratike do të ketë më shumë deputetë në Parlament. Nga 42 që kishin në shkurt të 2019-ës, në këtë legjislaturë do të ketë 59.

Ajo që nuk dihet me siguri deri më tani është qëndrimi që do të mbajë Partia Demokratike me aleatët e vegjël që pati në listën e PD-së.

Bëhet fjalë për PDIU-në e cila ka tre deputetë, PAA-në e cila ka në Parlament si pjesë e koalicionit PD-AN Agron Dukën, Vangjel Dulen e PBD-nj apo edhe me aleatin historik Fatmir Mediu të PR-së. Pas zgjedhjeve të 25 prillit Basha nuk ka zhvilluar asnjë takim as me aleatët e vegjël dhe as me aleaten më të madhe, LSI-në.

Për më tepër, në analizën e brendshme të shkaqeve të humbjes së zgjedhjeve, në dokumentet e analizës së drejtuesve politikë evidentohej fakti se pati një mosrakordim të fushatës mes drejtuesve të partive të koalicionit dhe kandidatëve për deputetë të PD-së.

E ndërsa nuk ka ende asnjë shenjë rilidhjesh të kontakteve me aleatët, Basha është duke bërë përgatitjet e fundit brenda Partisë Demokratike për të nisur betejën e legjislaturës së X.

Kryedemokrati pritet që të mbledhë në fillim të javës së ardhshme Kryesinë e re që u miratuan dhe pjesën tjetër që u zgjodhën të premten. Mbledhja e parë do të jetë vetëm për konstituimin e kryesisë dhe vendosjen e piketave mbi çështjet politike.

Ndërkohë, javën e ardhshme Basha pritet që të mbledhë për herë të parë edhe Grupin Parlamentar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikimi i pronave në Seman/ Arrestohen ish-kreu i Kadastrës dhe Kastriot Hasko

22:57 / September 16, 2026

Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit të të atit me 25 vjet burg: Kjo betejë nuk ka mbaruar

22:40 / September 16, 2026

Sulmi me dron, Ukraina pretendon se ka vrarë gjeneralin e rëndësishëm rus

21:00 / September 16, 2026

Hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Speciales

20:00 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.