Kryeministri Edi Rama bëri një falënderim të veçantë për ambasadorët e SHBA dhe BE në vendin tonë për ndihmën e dhënë gjatë javëve kur Shqipëria u përball me situatën e zjarreve. Rama tha se Kim nuk ishte prezentë në aktivitet duke iu drejtuar zëvendësit të saj Demian Smith, teksa shtoi se është i vetmi diplomat i huaj që nuk vë kufjet pasi di shqip.
“Ky falënderim nuk është formal dhe as diplomatik. Nuk është as një falënderim për dy ambasadorë. Unë sot dua që edhe Luigin edhe Yurin. Yuri nuk është këtu sot por kemi zv/ambasadorin amerikan i vetmi diplomat i huaj që nuk vë kufjet pasi si shqip.
Dua t’i përmend pasi gjatë periudhës së gushtit kanë qenë të vëmendshëm dhe të interesuar për të marrë vesh si shkoi dita qoftë për të thënë në fillim të ditës si shkoi dita sot.
Dua t’i falënderoj të dy për ndihmën që dhanë duke vënë në dispozicion të operacioneve për fikjen e vatrave të zjarrit edhe në terrene të vështira, disa mjete speciale që e lehtësuan punën e trupave tona në terren”, tha Rama.
