Nga dita e sotme është hapur tuneli 5 tek rrethrrotullimi “Shqiponja”. Kryeministri Edi Rama ka publikuar video në rrjetet sociale. Ai shkruan se ky tunel bën lidhjen e drejtpërdrejtë të autostradës me hyrjen për në qendër.
“Nyja “Shqiponja” Ky është tuneli numër 5 i hapur për qarkullimin e automjeteve në nyjen “Shqiponja” dhe lidhja e drejtëpërdrejtë e autostradës me hyrjen për në qendër”, shkruan Rama.
