Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vrasja e Carolinës zbardhet brenda javës! Avokati i Babis: Kujdestaria e Lydia-s vendoset në tetor

08:58 / September 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Caroline Crouch murder babis anagnostopoulos greece2 credit instagram flyingbabis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasjen brutale e Caroline nga burri i saj, Babis Anagnostopoulos, në shtëpinë e tyre në Glyka Nera është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Tashmë avokati i autorit, ka dhënë disa detaje më shumë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Për ‘SKAI’ avokati , Alexandros Papaioannidis është shprehur se brenda javës do të kemi rezultatet nga kamerat, biseda telefonike por dhe informacione për llogari sekrete bankare, ku sipas tij do të sqarohen edhe motivet e krimit të rëndë që tronditi të gjithë Greqinë.

“Është një javë gjatë së cilës çështja po evoluon në nivelin e marrjes në pyetje. Ne jemi duke pritur raporte për çështje bankare të fshehta, biseda telefonike dhe kamerën, që do të konfirmojnë pretendimet e veprimit të rrëfyer të klientit tim në lidhje me motivimin e ngjarjes” -tha ai.

I pyetur për motivet e autorit të krimit, Papaioannidis vuri në dukje se “ishte një krim, të cilin ngjarjet e asaj nate fatale e shkaktuan atë”.

Ndërkohë çështja e kujdestarisë së vajzës së vogël, Lydia-s do të shqyrtohet më 7 tetor.

Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në fillim të muajit maj, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. Deri më tani, pista që qëndron ende është se piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Piloti e ka pranuar krimin duke u shprehur se gjithçka kishte ndodhur pas një sherri në çift, por kurrë nuk ka folur për një bashkëpunëtor. Mesa duket ka pasur një të tillë, pasi Policia ka konfirmuar se zëri që bënte kërcënimet nuk ishte i Babis.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.