Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkaktohen 54 viktima nga “Delta” dhe mbi 16 mijë raste në 35 ditë në Shqipëri

14:07 / September 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej muajit gusht e deri më datë 4 shtator vetëm në 35 ditë në vendin tonë janë shënuar 54 humbje jete nga COVID dhe janë konfirmuar 16.508 raste të reja.

Në një periudhë të shkurtër kohore vendi ynë kaloi nga një situatë e qetë pandemike me 2 të infektuar në ditë, në një rritje me vrull të lartë të infektimeve dhe shtrimeve në spital, ku tashmë janë në funksion dy spitale që shërbejnë për trajtimin e pacientëve me COVID.

Përkeqësimi i situatës erdhi për shkak të pranisë së variantit Delta në Shqipëri, që ka një transmetueshmëri shumë herë më të lartë se variantet e mëparshme.

Aktualisht në vendin tonë numërohen mbi 11 mijë raste aktive me virusin. Tirana kryeson me numrin më të lartë të të prekurve, me 4244 raste, prej të cilëve 36 po marrin trajtim spitalor ndërsa pjesa tjetër po e kalojnë në kushte shtëpie.

Edhe Shkodra dhe Durrësi kanë numër të lartë të infektuarish me COVID ndërsa qarku i Kukësit dhe Dibrës janë në fund të listës.

Grupmosha më e prekur nga COVID në vendin tonë rezulton të jetë nga 30-39 vjeç që përbën 19% të totalit të infektuarve. Në spitalin Infektiv dhe në spitalin COVID 3 janë 106 pacientë të shtruar, 18 prej të cilëve në gjendje më të rënduar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë nga Korça: Çdo grek duhet të kalojë këtu për të parë rrënjët e popullit tonë

20:33 / October 12, 2026

Ministri i Jashtëm izraelit pas takimit me Ramën: Mik i palëkundur i Izraelit…

19:49 / October 12, 2026

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cenon të drejtat e tij dhe të votuesve

19:31 / October 12, 2026

Armëpushim energjetik, Rusia “sfidon” Trump: Sulm me dronë centraleve elektrike

15:20 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.