Dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Kosovë në aksin rrugor Prishtinë – Ferizaj. Katër personat ishin në makinë, por drejtuesi I mjetit humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge.
Pasagjerët ndërruan jetë ndërsa shoferi e një tjetër pasagjer pësuan lëndime të rënda trupore. Ata po udhëtonin më një makinë të tipit “Pasat”, por ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje tragjike. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Komunikata e plotë:
Sot rreth ores 02:00 ne rrugen Prishtine -Ferizaj ka ndodhur nje vet aksident trafiku me pasoja fatale. Ne kete aksident ka qene i perfshire nje automjet i tipit Pasat qe per shkaqe te panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe eshte vetaksidentuar. lendime.te renda trupore kane marre kater persona ngasesi dhe tre pasagjerë. Dy nga pasagjeret nuk kanë mumdur te perballojne plaget e shkaktuara nga aksidentit dhe ne vend ngjarje kane nderruar jetë. Vdekjen e viktimave:L.S (femer) 23 vjeç dhe K. H ( femer ) 31 vjeç, . e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vend gjarje, ndersa ngasesi i automjetit dhe nje pasagjer tjeter jane derguar ne QKUK. Me rastin po merren njesiti i trafikut.