Një aksident është regjistruar në Unazën e Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit rrugor.
Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje po shkon ambulanca, ndërsa të treja korsitë e rrugës janë të bllokuara, duke krijuar trafik të rënduar dhe vështirësi në lëvizjen e automjeteve.
Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar mbi numrin e personave të përfshirë në aksident apo gjendjen e tyre shëndetësore.
Drejtuesit e automjeteve që lëvizin në këtë aks këshillohen të tregojnë kujdes dhe, nëse është e mundur, të zgjedhin rrugë alternative deri në normalizimin e qarkullimit.
