Në nisje të sezonit të ri politik, ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë në një intervistë përballë ish-zëdhënëses së tij, Erla Mëhillit.
Berisha do të jetë i ftuar në “Now” në Euronews Albania mbrëmjen e sotme në orën 21.00. Kjo intervistë vjen pas shpalljes së tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe qëndrimit të palëkundur të ish-kryeministrit për të mos hequr dorë nga mandati i deputetit.
Nga promoja e emisionit, mësohet se ndër pikat kyçe të intervistës së sotme do të jetë vendimi i DASH-it, raporti i tij me drejtuesit e PD dhe rikthimi i opozitës në Kuvend.
Kujtojmë që drejtuesja e emisionit “Now” ka qenë prej shumë vitesh zëdhënsja e ish-kryeministrit Berisha dhe kjo e bën më interesante intervistën e sotme.
