Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Një milion dollarë për të marrë pjesë në “The Voice Australia”, a do ta pranojë Rita Ora këtë ofertë marramendëse

16:43 / September 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rita Ora
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“The Voice Australia”, kompeticioni muzikor, ku pjesë e jurisë ishte edhe artistja shqiptare, Rita Ora, është renditur ndër emisionet më të ndjekura në Australi që ka tërhequr miliona shikues.

Tani që sezoni i fundit i programit ka përfunduar, anëtarët e jurisë, Jessica Mauboy dhe Sebastian kanë firmosur sërish kontratë për të qenë pjesë e sezonit të ardhshëm, por organizatorët po punojnë për të rimarrë dhe Ritën.

Sipas mediave të huaja, asaj i është ofruar një shumë marramendëse për të qenë pjesë e tij.

“Asaj i është ofruar deri në 1 milion dollarë në sezon, që është një tarifë marramendëse. Është joshëse në një botë ku nuk ka aq shumë para për të fituar në turne gjatë Covid-19.“, tha një burim.

Më herët, këngëtarja me origjinë shqiptare ka shpërthyer në lot gjatë transmetimit të këtij programi teksa ka folur për legjendën, Tina Turner.

Pas performancës së Rebecca O’Connorit, që ngjante me Turner-in, kandidatja në “The Voice of Australia” tregoi se është rritur mes shumë vështirësive si e vetmja vajzë me ngjyrë në një fshat, ndërsa ka qenë  Tina Turner ajo që e ka inspiruar atë sa herë që e kishte parë në televizor.

“Kam thënë ‘O Zot! Nënë, kjo ngjan shumë me mua’”, ka kujtuar Rebecca.

Pas fjalëve të konkurrentes, Rita ka nisur të tregojë historinë e saj, ku dhe është emocionuar. Ajo ka treguar se këngëtarja për të ka qenë inspirim në kohën kur përballej me vështirësi gjatë rritjes në Angli pasi “nuk ngjante me vajzat tjera. Po ashtu, artistja ka kujtuar kohën se si prindërit e saj ishin larguar nga Kosova drejt Britanisë së Madhe kur ishte ende fëmijë.

“Kjo më prek shumë sepse kur unë po rritesha kam shkuar në Britani kur isha vetëm një vjeçe dhe sikur që the ti, nuk isha ajo vajza normale në lagjen time. Sapo dëgjova për Tinën, do të nis të qaj tani sepse për mua, ajo është idhulli im më i madh në botë për shumë arsye”, u shpreh Rita.

Rita Ora
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.