Kur duhen vetëm pakditë nga nisja e sezonit të ri parlamentar ende nuk ka një njoftim se kur Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë e re, nga e cila pritet një qëndrime dhe për marrëdhënien që Basha dhe ekipi i tij do të mbajnë me ish-liderin historik të shpallur non grata nga SHBA.
Burime nga strukturat drejtuese të PD i thanë A2 CNN se mbledhja po shtyhet për shkak të problemeve shëndetësore të njerëzve të afërt të kryetarit.
Basha po qëndron gjithnjë e më shumë pranë të atit, që po kalon momente të vështira me shëndetin, pohuan burimet.
Përtej këtyre momenteve jo të lehta familjare, kryedemokrati është edhe nën presion nga partnerët amerikanë, që qartësisht i kishin lënë kohë deri në shtator për t’u distancuar nga Berisha.
Nesë brenda PD ka paqartësi dhe ende nuk kanë një përgjigje krejt e kundërta ndodh me Sali Berishën. Ish-kryetari i PD e ka bërë të qartë se nuk u trembet amerikanëve të cilët e shpallen Non Grata dhe se në datën 10 shtator do jëtë ne seancën plenare.
