Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

A do të ribashkohet “Pussycat Dolls”? Ish-anëtarja e grupit tregon të vërtetën që fshihet pas këtij lajmi

17:33 / September 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pussycat Dolls
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi ikonik “Pussycat Dolls” është larguar prej vitesh nga muzika dhe me të vërtetë na kishin munguar!

Këto kohë kanë qarkulluar zëra për një rikthim të mundshëm të këtij grupi, ndërsa ka qenë Nicole Scherzinger ajo që i ka hedhur poshtë këto aludime.

Këngëtarja ka deklaruar se nuk ka bërë marrëveshje për të performuar në një turne ribashkimi, duke i quajtur ato qesharake dhe jo të vërteta.

Ajo po paditet nga koreografi dhe themeluesi i grupit, Robin Antin për dyshimin se nuk pranoi në një turne të paralajmëruar më parë.

Sipas dokumenteve ligjore që Antin ka dorëzuar, thuhet se Scherzinger ka kërkuar që të rinegociojë marrëveshjen e ribashkimit për t’i dhënë asaj pjesën më të madhe në sipërmarrjen e re të biznesit të grupit.

Nga ana tjetër, avokati i Scherzinger, Howard King tani ka thënë se detyrime të tilla “thjesht nuk ekzistojnë”.

Në vitin 2017,  “Pussycat Dolls” u bë pjesë e një skandali mediatik, pasi një ish-pjesëtare deklaroi  se grupi i vajzave më të famshme ka vepruar si një rrjet prostitucioni dhe detyroheshin nga shefat e shtëpive diskografike të kryenin seks me ta.

Kaya Jones bëri akuzën tronditëse në një seri postimesh në rrjetin social “Twitter”, duke akuzuar menaxherët dhe drejtuesit e grupit, të cilit ajo iu bashkua në moshën e adoleshencën, në vitin 2003.

Themeluesi i Pussycat Dolls, Robin Antin i konsideroi akuzat e Jones si të neveritshme dhe qesharake. Ai vazhdoi duke shtuar se ajo nuk ka qenë kurrë një anëtare e vërtetë e grupit.

Këto akuza  kanë përfshirë në skandal edhe ish-antaret e grupit, përfshirë këngëtaren me famë botërore Nicole Scherzinger.

Ribashkohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.