Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila është në krye të koordinimit të punës për strehimin e afganëve u shpreh në një intervistë për “VOA”-n se faturën financiare për refugjatët në vendin tonë do ta paguajnë partnerët. “Partnerët kanë sugjeruar përballimin e kostove nga ana e tyre. Për momentin janë duke u trajtuar me të njëjtat kosto që kanë pasur shqiptarët pas tërmetit” tha ajo.
E pyetur në intervistën për Zërin e Amerikës nëse ka afganë që duan të punojnë e të qëndrojnë në Shqipëri, ministrja Xhaçka u shpreh se nëse ata marrin këtë vendim e duan ta konsiderojnë Shqipërinë si shtëpinë e tyre, janë të mirëpritur.
Deri tani në Shqipëri janë akomoduar 662 afganë nga 4 mijë që pritet që të vijnë në total.
