Një vjedhje ka ndodhur në një argjendari në Gjirokastër. Nga pamjet e siguruara shihet momenti kur një person futet si klient për të blerë dhe vjedh një byzylyk floriri.
Me qetësi ai merr byzylykun nga kutia dhe e fut në xhep. Kamerat e sigurisë në argjendari kanë filmuar të gjithë skenën dhe pamja e autorit është e qartë.
