Një nga dështimet dhe katastrofat më të mëdha në drejtim të sigurisë dhe mbrojtjes, që do të ketë pasoja të jashtëzakonshme e ka konsideruar kolonel Dritan Demiraj, marrjen nën kontroll të Afganistanit nga talebanët. Ai tha se investimi i 20 viteve ra për 11 ditë për shkak të dështimit politik dhe korrupsionit.
“Ajo që ka ndodhur në Afganistan është një situatë që do t’i dalë tymi shumë shpejt. Është një nga katastrofat më të mëdha në drejtim të sigurisë e mbrojtjes ku për herë të parë një grup terrorist furnizohet me armatime të sofistikuara në vlerë dhjetëra bilionë dollarë që do të thotë që një qeveri e investuar për 20 vite 2.27 trilionë dollarësh jo vetëm nga SHBA e NATO bie brenda 11 ditësh, është një nga dështimet e jashtëzakonshme politike që do të ketë pasoja të jashtëzakonshme”, u shpreh Demiraj për A2.
