Ai sot eshte me famë botërore, por dikur ishte i turpshëm. Bëhet fjalë për Gashin, një nga reperët më të suksesshëm shqiptar, që jeton në Amerikë, ku edhe po bëhet I famshrm dita-ditës Duke arritur keshtu në majat e suksesit.
Reperi nga Kosova, ka befasuar me një mbishkrim, teksa ka treguar se tani vajzat çmenden pas tij, ndërsa dikur ishte i ndrojtur.
“Çdo ditë shoh në Instagramin tim shumë femra të mrekullueshme duke kënduar këngët e mia. Çmenduri është se në 2015 thonin se unë nuk isha mjaftueshëm i talentuar për të bërë këngë që do i pëlqenin vajzat. Por ata nuk e kishin idenë se unë thjesht isha i turpshëm. Ditën kur vendosa të mos më plaste më fare ishte dita kur u gjallërova. Tani pjesa më e madhe e fansave të mi janë femra dhe unë jam shumë i lumtur”, shkruan Gashi.
Reperi së fundmi lançoi bashkëpunimin “That’s Mine” me Ledri Vulën, që po pëlqehet jashtëzakonisht shumë. Tashmë ai numëron dhe një album e disa hite.